LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 46-vjeçar në Viti për posedim të paautorizuar të armëve

Arrestohet një 46-vjeçar në Viti për posedim të paautorizuar të armëve

Stacioni policor në Viti ka pranuar një informacion se një person në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë posedon armë pa leje.

Në lidhje me këtë rast njësitet  policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me aprovim të Gjykatës Themelore në Gjilan, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i moshës rreth 46 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmë automatike  me 8 copë  fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.


Policia njofton se i dyshuari është arrestuar fillimisht dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’  për procedura të mëtejme hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori