Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas gjerman, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar sot, më 18.12.2025, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës.


Personi i arrestuar, B. P., i lindur në vitin 1972 dhe shtetas gjerman, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/