Sulmuesi kryesor i Gjilanit, nigeriani Theophilus Solomon, është arrestuar nga Policia e Kosovës në pasditen e sotme.

Solomon është arrestuar para pak çasteve nga njësia “FAST Kosova” që bashkëpunon me Interpol dhe Europol.


Telegrafi mëson se ai kishte fletë arrest ndërkombëtar për një vepër të mëparshme penale, ndërsa aktualisht ndodhet në polici.

331444293 153398920854169 2460878329620346170 n

Ai akuzohet për ushtrim të dhunës sistematike ndaj të dashurës së tij, në kohën kur ishte duke luajtur në Shqipëri.

Sulmuesi 27 vjeçar kaloi këtë edicion te Gjilani nga Ballkani ku ishte shpallur kampion.

Bekaj Solomon

Ai deri më tani ka shënuar 6 gola me fanellën bardhëekuq. /Telegrafi/

telegrafi sport app