LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vushtrri.

I dyshuari, B.D., po ashtu 19-vjeçar, është ndaluar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit i është konfiskuar një armë pistoletë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar edhe një armë të gjatë me pesë fishekë.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti ndodhi rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, u konstatua se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.Z., i cili u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku mjekët konfirmuan se kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i tij u dërgua për obduksion në IML,” tha Zahiti.

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin
Lexo po ashtu Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Në vendngjarje, hetuesit kanë sekuestruar tre gëzhoja si prova materiale.

Ndërkohë, pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit, prokurori i ka caktuar atij masën e ndalimit policor.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e rastit./Telegrafi/