LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e arkës me para të “Tobbacco shop RINGO” në Prizren

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e arkës me para të “Tobbacco shop RINGO” në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, i cili dje (e premte) kishte grabitur arkën me para të lokalit Tobbacco shop RINGO në Prizren.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “më datën 25 qershor  2021 rreth orës 22:15 në Rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin Tobbacco shop RINGO, ku sipas deklaratës së viktimës  dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 euro dhe më pas ishte larguar”.

“Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Më tej thuhet se “Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetarët në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin  K. P, (1990) për rastin e vjedhjes grabitqare, të ndodhur më 25.01.2021”.

“I  dyshuari është  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën që e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje  kriminale edhe në të kaluarën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori