Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin tronditës të dhunimit të një vajze 14-vjeçare në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


Sipas tij, i dyshuari është një mashkull i moshës madhore dhe është ndaluar sot, më 28 prill 2025, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për rastin e raportuar më 23 prill 2025.

“Lidhur me rastin ‘dhunim’ të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, tha Elezaj.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e organeve të drejtësisë.