LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka arrestohet nga policia për mashtrim dhe ikje nga tatimi

Milaim Zeka arrestohet nga policia për mashtrim dhe ikje nga tatimi

E plotësuar- Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin  ndalimin e deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Ndalimi i  tij është bërë lidhur me dyshimin për mashtrim me viza, me ç’rast është intervistuar nga Policia e Kosovës.

“Mund të ju konfirmojë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z lidhur me veprën që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmarr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Telegrafi/

………….

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës.

Kështu kanë raportuar disa nga mediat vendore, ku thuhet se masa e ndalimit që i është caktuar zekës është 48 orë.

Telegrafi ka tentuar të marrë një konfirmim nga ana e policisë, por kontakti ka qenë i pamundur. /Telegrafi/