LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se sulmoi fizikisht kryetarin e Komunës së Podujevës

Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se sulmoi fizikisht kryetarin e Komunës së Podujevës

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar asamblistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, Ekrem Rrahmanin, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Rrahmani dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht kryetarin Bulliqin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.


Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë të enjten kishte bërë të ditur se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, në seancën e Kuvendit të Komunës, kishte tentuar ta sulmojë fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Në komunikatën e LVV-së thuhej se asamblistët e LDK-së, e veçmas Ekrem Rrahmani, “pothuajse në secilën seancë të Kuvendit vazhdon me fyerje e sjellje prej rrugaçësh si ndaj këshilltarëve të partisë tonë, po ashtu edhe ndaj kryesuesit të Kuvendit.

Ndërsa nga ana tjetër, dega e Lidhjes Demokratikë të Kosovës në Podujevë kishte mohuar se asamblisti i kësaj partie Ekrem Rrahmani ka tentuar ta sulmojë fizikisht kryetarin e Komunës, Shepjtim Bulliqi, gjatë seancës së Kuvendit të Komunës të enjten.

Në komunikatë thuhet se “Shpejtim Bulliqi, siç bën zakonisht duke shfrytëzuar një kryesues të dobët, e mori udhëheqjen e seancës në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit, duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke mos kontribuar aspak në krijimin e një gjuhe bashkëpunimi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori