LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Ali Morina, qytetarët ndihmuan Policinë pas publikimit të fotografisë se ai ishte në kërkim

Arrestohet Ali Morina, qytetarët ndihmuan Policinë pas publikimit të fotografisë se ai ishte në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ishte në kërkim Ali Morinën, dhe se për këtë kanë ndihmuar edhe qytetarët.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 12.03.2021, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ALI (Mehmet) MORINA, i cili kërkohej për veprat penale:“Hyrje në sistemet kompjuterike”, “ Kanosje”, “Lëndim i lehtë trupor”.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend të sigurt”, vijon njoftimi i PK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori