Një i dyshuar i tretë është arrestuar në lidhje me një sulm terrorist të parandaluar në koncertet e Taylor Swift në Vjenë, tha ministri i brendshëm austriak.

18-vjeçari irakian mësohet se ka qenë bashkëpunëtor i të dyshuarit kryesor 19-vjeçar, i identifikuar si Beran A, një austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.


Gerhard Karner, ministri i brendshëm, njoftoi arrestimin më të fundit në një konferencë shtypi në kryeqytetin austriak të premten.

Screenshot 25 10 Foto: Getty Images

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka rrëfyer se kishte planifikuar të “vriste sa më shumë njerëz jashtë vendit të koncertit”.

Rreth 20 mijë deri në 35 mijë pritej të mblidheshin jashtë stadiumit Ernst Happel për secilin nga tre koncertet, sipas autoriteteve.

Screenshot 26 8 Foto: Getty Images

Deri në 65 mijë u raportua se do të merrnin pjesë brenda.

Tre koncertet e shitura, pjesë e turneut të suksesshëm të Swift “Eras”, u anuluan të mërkurën pas informacionit për sulm terrorist.

Screenshot 27 9 Foto: Getty Images

Swift do të performojë në Wembley në Londër gjatë pesë netëve radhazi javën e ardhshme, me të fundit më 20 gusht, duke i dhënë fund turneut të saj evropian. /Telegrafi/