Arrestohet 56-vjeçari duke hyrë në Shqipëri, ishte dënuar në Itali me 16 vjet burgim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë arrestuar shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç pasi i njëjti është dënuar në Itali me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”,
Në njoftim thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale ‘Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike’ dhe ‘Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit’, në zbatim të legjislacionit penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

















































