LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për disa vepra penale në zonën e Komunës së Vushtrrisë

Arrestohen tre të dyshuar për disa vepra penale në zonën e Komunës së Vushtrrisë
Foto: Ilustrim

Gajtë dy ditëve të kaluara hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri kanë identifikuar dy persona të dyshuar për kryerjen e pesë veprave penale kundër pasurisë të kryera kohë më parë në zonën e Komunës së Vushtrrisë.

Rastet për të cilat dyshohen se i kanë kryer të dyshuarit në lokacione dhe kohë të ndryshme janë: ”Vjedhje” dhe “Vjedhje grabitqare”.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzistimit të dyshimit të bazuar se personat e dyshuar S.O dhe S.M, shtetas të Republikës së Kosovës, janë të dyshuar se kanë kryer veprat penale në fjalë, ata janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim”, thuhet në komunikatën e PK-së.


Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit personat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, hetuesit policorë dje kanë identifikuar një person të dyshuar për veprën penale ,,Falsifikim i parasë”. Personi i dyshuar në këtë rast, Y.K shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe intervistuar në lidhje me dyshimin për kryerjen e veprës penale te lartcekur. Edhe ky person pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori