LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre zyrtarë të postës në Kaçanik, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

Arrestohen tre zyrtarë të postës në Kaçanik, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

Tre zyrtarë të postës janë arrestuar këtë të martë në Kaçanik nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Policia ka njoftuar se pas veprimeve hetimore për një periudhë kohore disa javore, ka arritur të sigurojë dëshmi se të dyshuarit me iniciale (R.L), (K.Z) dhe (A.Ç)  zyrtarë të postës – dega në Kaçanik, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi nga 1 deri më 31 dhjetor 2022, kishin manipuluar në librin e dorëzimit të Dërgesave të Regjistruara të kësaj Zyre Postare, me dyshimin se në 28 dërgesa janë falsifikuar nënshkrimet e konsumatorëve.

“Në këtë mënyrë personat e dyshuar të lartcekur me iniciale – Zyrtarë të Postës së Kosovës, kanë rrezikuar kontratën mes Postës së Kosovës dhe një kompanie, me pasoja të mëdha financiare, në dëm të Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.


Po ashtu është siguruar prezenca e të dyshuarve të lartcekur. Pas intervistës dhe analizës së gjitha provave/dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Për të gjitha veprimet hetimore është koordinuar Prokurori kompetent (PTHF), dhe tre të dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”, thuhet tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori