Policia sllovake i ka arrestuar vëllezërit Antoni dhe Bruno Vadala, si dhe kushëririn e tyre Pietro Catrropa, si të dyshuar për vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuçiak dhe të fejuarës së tij.
Të dyshuarit kanë lidhje me mafinë italiane Ndrangheta, për të cilën Kuçiak po hulumtonte para se të vritej, transmeton Telegrafi. Ai kishte zbuluar prezencën e grupeve kriminale në pjesën lindore të Sllovakisë, si dhe mashtrimet e qeverisë me fondet e Bashkimit Evropian, të dedikuara për projektet agrikulturës. Gjetjet ishin botuar në një seri artikujsh, nga një organizatë që lufton krimin dhe korrupsionin, si dhe organizata për hulumtime gazetareske në Çeki dhe Itali.

Në këto shkrime, tregoheshin lidhjet e familjes kriminale Ndragheta në Kalabri, me qeverinë e Kryeministrit Sllovak Robert Fico. Maria Troskova, ish-konkurrente për Miss Universin, që ishte gjetur se ka pasur lidhje biznesore me Vadalat, ka dhënë dorëheqje prej postit të asistencës së Kryeministrit. Dorëheqje kanë dhënë edhe Viliam Jasan që ishte sekretar i Sigurimit Shtetëror dhe Marek Madarik nga posti i Ministrit të Kulturës.
“Besohet se familjet kriminale nga Kalabria, të jenë prapa këtij atentati. Vetëm ata janë në gjendje t’i bëjnë këto gjëra” ka thënë Nicola Gratteri, që është në prokurori kryesor i anti-korrupsionit në Kalabri. Vëllezërit Vadala, që edhe më herë kanë rënë ndesh me ligjin, vijnë nga Bova Marina, një qytezë e vogël në Kalabri e kontrolluar nga Ndrangheta. Ata arritur në Sllovaki rreth vitit 2000, prej kur ndërtuan një perandori agrikulture, përmes së cilës siguruar mbi 13 milionë euro, duke vjedhur prej subvencioneve nga Bashkimi Evropian. Kuçiak është vrarë para se ai, apo reporterët tjetër të dëshmonte për lidhjet e vëllezërve Vadala me krimin e organizuar, por shkrimet tregojnë një varg mashtrimesh, shmangie tatimi dhe akuza për zhvatje Sllovaki dhe Itali.
Babai i Pietro Catroppa’s është hetuar nga policia për lidhjet me klanin Vadala në Bova Marina – nofka e tij ishte ‘Maestro di Giornata’ ndërsa ishte përgjegjës për koordinim e klanit dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj. Më 2016,Catroppa ka bërë biznes me Slavomir Jasan, të birin e ish-anëtarit të parlamentit sllovak Viliam Jasan, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje.
Ishte Slavomir që e kishte njoftuar ish-manekinen Troskova, me Kryemisntrin aktual, e cila po ashtu kishte pasur lidhje biznesi me Vadalat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin – zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët