Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur në mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:50, në Deçan.


Tutje bëhet e ditur se si pasojë njëri nga të dyshuarit, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur në mes vete. Si pasojë njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër”, thuhet në raport.

Po ashtu siç thuhet në raport nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/