Arrestohen dy serbë në veri, u zunë në flagrancë duke thyer xhamat e disa kioskave
Dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar në orët e para të së martës në veri të Mitrovicës, pasi dyshohen për tentim vjedhje.
Policia njofton se të njëjtit janë zënë në flagrancë në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini”, duke thyer xhamat e disa kioskave.
“Menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/largohen me shpejtësi nga ai lokacion”, thuhet në komunikatën për media.
Zyrtarët policorë thuhet se kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri”.
“Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë veri. Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent”, njofton tutje policia.
Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe ruajtjen e jetës dhe pronës pa dallim. Për një ambient edhe më të sigurt duhet që bashkëpunimi reciprok; qytetarë-polici, të jetë edhe me i madh, të ketë shkëmbim të informacioneve, raportim të drejtë dhe me kohë të rasteve në mënyrë që rastet e tilla të parandalohen, hetohen dhe kryerësit e veprave penale të sillen para organeve të drejtësisë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe