LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prizren, u sekuestrohet heroinë dhe marihuanë

Arrestohen dy persona në Prizren, u sekuestrohet heroinë dhe marihuanë

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Shpenadi të Prizrenit, pasi gjatë kontrollit nga policia u janë gjetur substanca narkotike.

Sipas njoftimit, të njëjtëve u janë sekuestruar 805.5 gr substancë që dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gram marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

“Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuarve janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘Fermeri’ duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive”, thuhet në njoftimin e policisë.


“Pas grumbullimit të të dhënave se dy të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, policia ka siguruar urdhër-kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve”.

“Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”.

Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979) dhe V.D., (viti i lindjes 1998), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit, janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori