Arrestohen dy persona në Prishtinë, kapen duke vjedhur naftë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, të enjten në ora 22:30.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser etj”, thuhet në raport.
Nafta i është kthyer pronarit, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































