LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona, në kërkim edhe një tjetër – policia del me detajet e para për vrasjen në Shkup

Arrestohen dy persona, në kërkim edhe një tjetër – policia del me detajet e para për vrasjen në Shkup

MPB Maqedoni njofton se janë arrestuar dy persona, në lidhje me vrasjen e sotme në qendrën tregtare “Mavrovasja”, ndërsa shtojnë se në kërkim është edhe një i dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati.

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotme do të ketë prani të shtuar policore, deri në zbardhjen e rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot (20.08.2024) në SPB Shkup është raportuar për një krim për vrasje në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, me ç’rast një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës së qytetit, duke kontrolluar disa banesa dhe kontrolluar disa automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë”.


Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme
Lexo po ashtu Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme

“Konkretisht, në zonën e Komunës së Çairit, është vërejtur një automjet pasagjerësh, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga vetura kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili është në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në periudhën në vijim do të ketë prani të shtuar policore në disa pjesë të qytetit të Shkupit për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori