LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 4 policë, 6 të tjerë pezullohen, akuzohen për kontrabandë

Arrestohen 4 policë, 6 të tjerë pezullohen, akuzohen për kontrabandë

10 efektivë policie dyshohet se janë përfshirë në afera kontrabande në pikat kufitare të vendi, kryesisht në Qafë Botë, duke futur mallra dhe makina kontrabandë në Shqipëri pa respektuar asnjë nga rregullat e zhdoganimit.

Prokuroria e Tiranës, Drejtoria e Doganave dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave me një deklaratë të përbashkët për mediat kanë dhënë detaje për goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare të vendit, ku janë dokumentuar disa raste kontrabande.

Katër prej efektivëve të policisë janë lënë në burg dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra.


Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se ky kontrabandim është sinjalizuar edhe nga autoritetet franceze dhe më pas edhe me bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, është bërë e mundur dokumentimi i plotë i një sërë rastesh abuzive. Ajo tha se edhe punonjësit e Policisë kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesë e procesit kontrabandues.

“Prokurori ka kryer hetime intensive për kontrabandën edhe për shpërdorimin e detyrës. Pjesë e kësaj veprimtaria janë edhe Punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë shpërdoruar detyrën apo duke u bërë pjesë e veprimtarive”-tha Imeraj. Gjithashtu prokurorja e çështjes tregoi edhe emrin e personit, i cili dyshohet të këtë futur disa makina kontrabandë duke shmangur detyrimet doganore.

“Shtetasi Arben Grabovari e ka kryer këtë veprimtari në pika të ndryshme si në Kapshticë, Qafë Botë dhe në Morinë. Të përfshirë 10 punonjës policie, është caktuar masa arrest me burg për 4 policë dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe po hetohen për shpërdorim e saj”-tha ajo./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori