Javë më parë misioni i EULEX-it zhvilloi aksionin e tij për krimin e organizuar, duke arrestuar tetë persona, mes tyre edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla nga radhët e PDK-së. Pas një jave u bë edhe aksioni i Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit për lirimin e pronave të uzurpuara, aksione këtë të cilat nxiten edhe debate, se këto po bëhen vetëm për të plotësuar njërin nga kushtet e kërkuara të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.
Njohës të drejtësisë vazhdojnë të jenë skeptikë rreth aksionit të Policisë së Kosovës, në lirimin e pronave të uzurpuara nga AKP-ja, duke thënë se janë vetëm një spektakël, përmes së cilës sistemi i drejtësisë është munduar që të dëshmojë se është e gjallë dhe është duke punuar.
Njohësi i drejtësisë, njëherit edhe drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, ka folur për të dyja aksionet e bëra në fund të muajit prill, atë të EULEX, dhe në fillim të këtij muajit të Policisë së Kosovës për lirimin e pronave. Për këto të fundit tha se është një mesazh i mirë për qytetarët që më në fund është duke dashur të funksionojë institucioni i Prokurorisë së Shtetit për zbatimin e ligjit.
Ai shprehet se është skeptik në mënyrën se si është vepruar, duke theksuar se ka pasur edhe veprime selektive në drejtim të hetimeve dhe ngritjeve të akuzave për persona të ndryshëm.
“Sa i përket veprimeve tjera të cilat janë ndërmarr nga Prokurori i Shtetit, dhe në këtë rast hynë këto veprimet hetimore dhe lirimi i objekteve të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj, jemi shumë skeptik në mënyrën se si është vepruar për shkak se kemi veprime selektive në drejtim të hetimit dhe ngritjes së akuzave ndaj personave të ndryshëm. Fakti që ka veprime të ngritjeve të aktakuzave nuk është diçka që dëshmon luftë kundër korrupsionit, sepse praktika e deri tashme tregon se vazhdimisht kemi pas ngritje të akuzave të ndryshme, të cilat janë dërguar në gjykata. Pra, ende nuk dihet se nëse kjo është luftë e vërtetë kundër krimit dhe korrupsioni apo është vazhdim i spektakleve të cilat janë ndërtuar deri më tash në Kosovë dhe përmes të cilave thjesht sistemi i drejtësisë ka dashtë të dëshmojë se është gjallë dhe që është duke punuar”, tha Musliu për KosovaPress.
Ndërsa, sa i përket aksionit të EULEX-it për krim të organizuar dhe prona të patjetërsuara, Musliu është shprehur se prokuroria është dashur të kuptojë veprimet e kundërligjshme dhe kriminale, të cilat janë ndërmarr nga ky grupi i cili ka përligj gjithçka në mënyrë që të përfitojë nga pronat e ndryshme, pasi që siç theksoi ai ky rast është duke u hetuar qysh nga viti 2006 nga EULEX.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese se si kaq vite, një dekadë, është dashur të kalojë që të kuptojë prokuroria veprimet e kundërligjshme dhe kriminale të cilat janë ndërmarr nga ky grup… Koha që po ndërmerren këto veprime dhe nga kush po ndërmerren është mjaft indikative. Kjo flet shumë për shkak se këto veprime po ndërmerren në kohën kur është duke u diskutuar vazhdimi i mandatit të EULEX-it, dhe si duket përfaqësuesit ndërkombëtar në këtë mision kanë dashur që përmes këtyre veprimeve të tregojnë se janë të nevojshëm dhe se misioni i tyre duhet të vazhdohet. Prapë po them se kjo ndërlidhet me nevojën e EULEX-it që dëshmojë se pa ta është e pamundshme të funksionojë lufta kundër korrupsionit, sidomos lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë, sepse po del se vetëm EULEX mundet t’i prek “peshqit e mëdhenj”, ka deklaruar Musliu.
Por avokati Arianit Koci tha se EULEX, po kryen një punë të mirë, dhe se çdo luftë kundër korrupsionit ka anët pozitive dhe negative të saj.
Ai ka theksuar se kurdo që ka fushata për të luftuar krimin e organizuar shpeshherë merr edhe individë të pafajshëm.
“EULEX po e kryen një punë të mirë por si çdo luftë kundër korrupsionit, si çdo fushatë i ka anët pozitive dhe anët negative. Anët pozitive janë se normal po luftohen një dukuri e keqe dhe unë mendoj që kjo është luftë serioze. Ana negative është se unë e kam vërejtur në shikim të parë që ku ka kështu fushata ku ka luftë shpesh merr edhe individë shpesh herë edhe të pafajshëm. Prokuroria, ndonjëherë ndodh që bie edhe pre e presionit publik, që është shumë i madh. Të lëmë organet e gjyqësisë në përgjithësi, t’i kryejnë punët e veta dhe mos bënë opinionin publik kurrfarë lloj presioni. Lufta e korrupsionit është një luftë komplekse dhe kjo duhet të bëhet me qetësi dhe donë kohë”, ka deklaruar Koci për KosovaPress.
Sa i përket zërave se këto aksione vetëm sa për të përmbushur kriteret e BE-së, Prokuroria e Shtetit ka thënë se prokuroria veprimet e saj nuk i kryen vetë për të përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, por për shkak të obligimeve kushtetuese.
“Prokuroria nuk merret me perceptime apo paragjykime për të deklaruar se do të ketë ose jo arrestime të personave të caktuar, apo aksione për lirimin e objekteve të uzurpuara, por është institucion i pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale, ndërsa arrestimet dhe të gjitha aksionet tjera do t’i kryej në secilin rast që ka dyshim të bazuar që është kryer një vepër penale dhe që plotësohen kushtet e parapara me ligj. Gjithashtu Ju informoj se prokuroria veprimet e saj nuk i kryen vetëm për shkak të përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, por për shkak të obligimeve kushtetuese dhe ligjore që ka institucioni i Prok urorit të Shtetit”, thuhet në përgjegjien prokurorisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje