Nga: Daut Dauti
Deri në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar, buka në fshatrat tona ka pasur ngjyrë të zezë. Kjo ka qenë për shkak se fshatarët e kultivonin vetë grurin, të cilin pastaj e bluanin në mullinjtë me ujë. Këta mullinj nuk kishin filtra dhe e tërë kokrra e grurit, pra me tërë përmbajtjen, shndërrohej në miell. Prandaj, kishte ngjyrën e zezë.
Në qytet furrat gatuanin bukë të bardhë, e cila ishte më e shtrenjtë se e zeza. Buka e zezë ka qenë simbol i fshatit dhe i varfërisë. Në qytet njerëzit kishin para dhe hanin bukë të bardhë. Ata që hanin bukë të zezë konsideroheshin me gjendje jo të mirë ekonomike.
Nuk ka pasur asgjë më të shijshme se buka e zezë. Kur dilte e pjekur nga furra ose nga saçi i oxhakut, lëshonte një aromë të këndshme që e mbushte dhomën. Aroma rritej dhe i kaplonte shqisat kur buka ndahej në copa. Në këtë moment, duke e çuar copën e bukës te goja, ndjehej aroma e tokës, kallirit, gjelbërimit … Kur hahej me djathë, bulmet ose me perime, kishte një lezet të papërshkruar.
Pastaj erdhën mullinjtë modernë dhe e zhdukën bukën e zezë. Të gjithë u bënë të pasur dhe hanin bukë të bardhë. Sot buka e zezë është kthyer sërish, por është më e shtrenjtë dhe e hanë ata që kanë para dhe njohuri për ushqimin e shëndetshëm. Megjithatë, i mungon aroma e kënaqësisë, aroma e natyrës. Aroma e bukës dhe e kujtimeve që më nuk kthehen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje