Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, ka folur pas kualifikimit historik të skuadrës së tij në fazën play off të Ligës së Konferencës.

Ballkani ka fituar pas penalltive me Klaksvik, duke bërë që skuadra e drejtuar nga llir Daja të arrijë në një pikë që askush më parë nuk ka arritur.


Në një prononcim për Telegrafin, Armend Thaqi, ka folur udhëtimin në Ishujt Faroe, fitoren, formën e tij dhe ndeshjen e radhës me Shkupin.

“Kualifikimi?  Është një gjë që po na bën me i ndje shumë mirë dhe krenar për këtë arritje. E kemi përfaqësuar shumë mirë futbollin tonë”.

298054083 3255618858009143 4733080144487089344 n

“Vështirësia më e madhe në ndeshjen me Klaksvik mund të them që ishte distanca e largët, mirëpo e kaluam me sukses edhe këtë sfidë”, ka thënë Armend Thaqi për Telegrafin.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të kampionatit tonë në vitet e fundit, beson që edhe Shkupin do ta kalojnë në play-off për të vazhduar ta shkruajnë historinë si klub.

“Kemi edhe një pengesë për të arritur diçka historike dhe të madhe. Do të përgatitemi maksimalisht për atë ndeshje. Do ta japim pa dyshim më të mirën”, nënvizoi Thaqi.

298111631 3255619194675776 2555900475161113491 n

Thaqi po kalon në një formë shumë të mirë në garat dhe ai është i kënaqur me paraqitjet, por nënvizon se nuk është koha për vetëkënaqësi.

“Jam i kënaqur derisa e ndihmoj ekipin jam shumë i kënaqur sepse po fitojmë si skuadër dhe po paraqitemi mirë. Mirëpo prapë nuk është koha për vetëkënaqësi sepse kemi edhe një finale dhe pas saj shpresojmë te kënaqemi edhe më shumë”, nënvizoi Thaqi.

298831484 3255544174683278 4842161865367972202 n

Ballkani luan të enjten si mysafir i Shkupit. /Telegrafi/

telegrafi sport app