Arkiva e Komunës së Mitrovicës Veriore tashmë ka kaluar në formë digjitale.

Sipas njoftimit, kjo është arritur falë teknologjisë moderne që garanton sigurinë dhe qasjen më të lehtë në dokumente, shkruan Telegrafi.


Kjo është cilësuar si hap i rëndësishëm drejt efikasitetit administrative.

“Një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit administrativ: arkiva e komunës tashmë ka kaluar në format digjitale, falë teknologjisë moderne dhe të sofistikuar që garanton ruajtjen afatgjatë, sigurinë dhe qasjen më të lehtë në dokumente”, thuhet në njoftim.

Thuhet se ky proces siguron ruajtjen e dokumentacionit të rëndësishëm, por edhe përmirëson shërbimet për qytetarët duke mundësuar një administratë më të shpejtë dhe transparente. /Telegrafi/