Një arkitekt nga Hong Kongu ka shpikur atë që ai beson se është një zgjedhje për qytetin e mbipopulluar, duke i shndërruar gypat e ujit në shtëpi të vogla.

Kompania OPod Tube Housing ka për qëllim që gypat e ujit në një diametër prej mbi 2.5 metra, t'i shndërroi në "mikro-shtëpi" me 100 metra katrorë, transmeton Telegrafi.


1 297

Arkitekti James Law shpreson që me dizajnimin e këtyre shtëpive të gjejë zgjidhjen e banorëve që kanë problem me mungesë të hapësirës së ndërtimit të shtëpive, të cilat njëkohësisht do të jenë të përballueshme për xhepin e çdo familje në Hong Kong.

2 90

Me një popullsi prej 6690 banorë në një kilometër katrorë sa ishte në vitin 2014, Hong Kongu ka tregun më të zhvilluar në botë të patundshmërive.

3 72

Gypat janë të dizajnuar për të akomoduar një ose dy persona dhe kanë dhomë gjumi, mini-frigorifer, tualet dhe hapësirë të mjaftueshme për rroba dhe gjësende tjera.

4 61

Sipas Law, gypat janë shtëpi praktike të përshtatshme për të rinj dhe të moshuar, ashtu siç edhe autoritetet e këtij vendi janë duke kërkuar alternativa për ta zgjidhur këtë problem.

5 57

Edhe pse gypat janë shumë të rëndë ku secili prej tyre peshon 22 tonë, ato janë të lehta për t'u montuar dhe munden pa ndonjë problem të ngjiten me njëra-tjetrën.

6 41

Këto "shtëpi" janë në fazën e prototipit, por nëse jepet drita e gjelbër nga autoritet, atëherë ato pritet të kushtojnë rreth 15 mijë dollarë. /Telegrafi/