Ajo është njëra nga banoret që ka marrë vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për Arjola Demirin, e cila në atë format bëri rrëfime të ndryshme si për karrierën ashtu edhe për anën private.


Teksa ka dhënë së fundmi një intervistë, aktorja tropojane u pyet nëse ka hyrë në apartamentin që iu dhurua në BBVA.

Screenshot 27 3 Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se është në përfundim dhe se së shpejti do ta gëzojë bashkë me fëmijët.

“Pikë së pari do të banojë në një ambient shumë të sigurt për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Screenshot 28 3 Foto: Screenshot/YouTube

Tutje, artistja shtoi: “Pikë së dyti, shumë shpejt do ta marrë çelësin që më është dhuruar”.

Arjola vlen të ceket se është nënë e tre fëmijëve. /Telegrafi/