Arjola Demiri shfaqet me bluzën "Liria ka emër" në Big Brother VIP

Aktorja Arjola Demiri është një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother VIP në media.
Ajo shpesh herë ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve me rrëfime të sinqerta nga jeta e saj personale.
Jo pak herë, aktorja e njohur për rolin e ‘Xhbanes’ në hit-serialin “O Sa Mirë” është diskutuar edhe për dukjen e saj brenda shtëpisë.
Teksa në të shumtën e rasteve ajo është prezantuar me veshje e paraqitje ekstravagante brenda shtëpisë, në dukjen e së enjtes, Arjola zgjodhi të vërë në pah disa doza patriotizmi.
Kjo pasi ajo është parë në shtëpinë e Big Brother VIP me bluzën e fushatës së njohur “Liria ka emër”.
Kjo fushatë kundërshton gjykimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen në Hagë.
Jetesa e gjatë në Kosovë duket se e ka lidhur aktoren tropojanë emocionalisht me historinë dhe kauzat e këtij shteti, një prej të cilave viteve të fundit është “Liria ka emër”. /Telegrafi/































































