Arilena Ara është një prej artisteve që njihet për zërin unik dhe talentin e padiskutueshëm në muzikë.

Por, këngëtarja e mirënjohur krahas angazhimeve me projekte muzikore dhe koncerte, një pjesë të kohës ia kushton edhe palestrës rezultatet e të cilës vërehen në linjat e saj joshëse të trupit.


Kjo gjë është dëshmuar edhe në paraqitjen e radhës të këngëtares në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram.

arilenaaraa 244242413 912414436039907 373138380690453927 n Foto: Arilena Ara/Instagram

Në fotografit e fundit, këngëtarja bionde shihet tërë shkëlqim, e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë me detaje guri dhe material të tejdukshëm.

E njohur për thjeshtësinë e saj, Arilena kishte vendosur grim të lehtë në fytyrë, ndërsa flokët i la të lëshuara mbi supe.

arilenaaraa 244023769 457980702163561 8215374220137930868 n Foto: Arilena Ara/Instagram

Në anën tjetër nuk munguan as komplimentet për dukjen e saj nga ana e adhuruesve të saj të shumtë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Arilenës “Thirr policinë” erdhi në bashkëpunim me këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri. /Telegrafi/