Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Fazlija, ka bërë hapin e madh duke nënshkruar për gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen.

Djaloshi i lindur në Koln të Gjermanisë në vitit 2005, mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17.


Me një shtatë të lartë për moshën që ka, ai vërehet për lojën e tij të shkëlqyer në mesfushë.

Screenshot 19 1 1

Me paraqitjet e tij në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, Arjanit ka tërhequr  vëmendjen e klubeve të njohura gjermane.

Ai ka zgjedhur të nënshkruajë me gjigantin gjerman Bayer Leverkusen.

283302633 5135084099878528 2409360899017325712 n

Arjaniti tashmë pas Kosovës U17, synon të ngjitet në grupmoshat më lartë, pasi synimi i madh i tij është Kosova A. /Telegrafi/

telegrafi sport app