LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Kosova nuk ka marrë obligim që ta formojë Asociacionin si instrument të Serbisë

Arifi: Kosova nuk ka marrë obligim që ta formojë Asociacionin si instrument të Serbisë

Shefi i Delegacionit të Kosovës në Bruksel, Avni Arifi i është kundërpërgjigjur Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtarë për krijimin e asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitës së komunitetit serb në Kosovë.

“Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka koncensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit”.


“Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do të shërbejë si instrument i shtetit Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kalojë”, ka shkruar Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori