LAJMI I FUNDIT:

Arianit Xhaferi: Si duket qeveria ka vendosur të na kthej helmin e Jugohromit (Foto)

Arianit Xhaferi: Si duket qeveria ka vendosur të na kthej helmin e Jugohromit (Foto)

Në lidhje me rihapjen e kombinatit të Jugohromit që vlerësohet si ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë, ka reaguar kryetari i lëvizjes Eco Guerilla, transmeton Telegrafi.

Pas reagimeve të shumta në opinion për rihapjen e sërishme të fabrikës Jugohrom, kryetari i Eco Guerilla ka shkruar: ‘Qeveria e Maqedonisë (si duket) ka vendosur të na e rikthejë helmin e Jugohromit dhe të na ndëshkojë në mënyrë kolektive gjithë neve që jetojmë në fushën e Pollogut’. Shkrimin e plotë të Xhaferit mund ta lexoni në vijim.


Ajri i ndotur sipas matjeve të fundit përderisa ka qenë mbyllur Jugohromi, nga opinioni dhe mjetët matëse për ajrin, ka rezultuar se ajri është më i pastër dhe më pak i ndotur. Para mbylljes së Jugohromit, drejtori i kombinatit paralajmëroi se hapja e saj do të bëhet përsëri në fillim të muajit mars. Pritet të vërtetohet nëse do të rihapet nesër Jugohromi dhe a do të ndotet ajri në Tetovë e rrethinë. /Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë (si duket) ka vendosur të na e rikthejë helmin e Jugohromit dhe të na ndëshkojë në mënyrë kolektive…

Posted by Arianit Xhaferi on Monday, February 29, 2016