Ajo çfarë pritet të na sjellë nëntoka e Shpiragut, përmes arit të zi, ka ngjallur kuriozitet dhe pritshmëri të mëdha publike për ta kthyer këtë pasuri në shërbim të mirëqenies së shqiptarëve, përmes Fondit Sovran njoftuar nga qeveria.
Profesor i Asociuar, Doktor Stavri Dhima, ka punuar për më shumë se 20 vite në Institutin e Kërkimit të Naftës dhe Gazit në Fier.
Në një intervistë për Top Channel ai tregon se edhe temën e doktoraturës, e ka mbrojtur me studimin e Shpiragut. Fillimisht Profesor Dhima, tregon përpjekjet konstante e të gjata shumë vjeçare për ta nxjerrë këtë pasuri në sipërfaqe.
“Kërkimi i naftës në Shpirag është një histori shumë e gjatë. Mund të themi se është afërsisht një histori sa historia e kërkimeve naftës në Shqipëri. Sepse në afërsi të Shpiragut në njërën anë ndodhet vendburimi Kuçovës e në anën tjetër në pjesën veriore dhe më tej disa vendburime të vogla si Pekish dhe Murrizi. Në pjesën jugperëndimore të Shpiragut kemi vendburimin e Patos Mariznës dhe vendburime të tjera. Pra zona e Shpiragut është në mesin e disa vendburimeve që ne i kemi konkrete. Një prej puseve më të rëndësishëm shpuar në këtë vend është pusi Sqepur 6, i cili është projektuar për thellësinë 4200 metra në vitin 1984 por meqë nuk arriti objektivin, atë strukturë vijoi shpimi deri në 5300 metra por pa e atakuar strukturën”, tha profesor Starvi Dhima.
Por cilat janë përmasat e naftës dhe gazit në nëntokën e Shpiragut?
“Ky vendburim është i ngjashëm me atë të Val Dagrit në Itali, ku janë 2 kompani të njohura. Aty prodhohen rreth 85.000 deri 100.000 fuçi naftë në ditë. Ndërkohë ne sot prodhojmë 15.000 fuçi nafte në ditë. Pra është një sasi 5-6 herë më e madhe se ajo që ne prodhojmë nëse do të jemi në këto përmasa. Në metodat gjeo-fizike në pusin e shpuar në pjesën ku ne ndodhemi brenda rezervuarit karbonatik, ku janë bërë matjet flasin që po, kemi rezerva nafte dhe gazi, po kemi këtë cilësi nafte që konfirmohen dhe kemi një kat nafte rreth 1.000 metra. Trashësia e atij vendburimi nëse ky volum është i madh në shtrirjen hapësinore po t’i shtojmë edhe dimensionin e thellësisë dhe trashësisë këtu është një burim shumë i madh”, tregon Dhima.
Si e parashikoni testin? Kjo është kryefjalë e të gjithëve që thonë çfarë do të na sjellë testi.
“Nuk është se kemi diçka të mbyllur në dorë e të themi ca kam unë në dorë brenda e ta gjesh ti apo ta gjejmë me testin që do të bëjmë. Situata vlerësohet shumë shumë pozitive e optimiste. Ai 1% apo 00.01% është që nafta të na dalë lart që ne ti kemi konkrete. Dhe mbi të gjitha nuk është thjesht se do të dali, sepse nuk diskutohet që nafta dhe gazi do të dali matjet e kanë vërtetuar këtë. Por mënyra se si do të ecë mëtej ecuria e presionit sa stabël do të jetë i cili tregon pastaj për përmasat reale të vendburimit dhe përmasat reale të sasisë të naftës dhe gazit që kemi në këtë vend burim”, përfundoi Profesor Sarvi Dhima.
Profesor Dhima thotë se kompanisë do ti duhet të shpojë 10 deri në 15 puse për shfrytëzim maksimal të asaj çfarë ka Shpiragu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës