Arena Pejë shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Xhevat Makolli” – fiton 7 medalje

Klubi i karatesë “Arena” nga Peja ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Xhevat Makolli”, duke fituar gjithsej 7 medalje.
Garuesit e këtij klubi siguruan 1 titull kampioni, 3 tituj nënkampioni dhe 3 medalje të bronzta. Këto arritje të rëndësishme janë dëshmi e përkushtimit dhe talentit të ekipit "Arena".
Përveç garuesve, një kontribut të çmuar dha edhe trajneri dhe gjyqtari Bajram Desku, i cili me autoritetin e tij ndau drejtësinë në disa ndeshje finale.
Trajneri Miralem Bademoviq (Nani) u vlerësua për mbështetjen dhe udhëheqjen e palodhshme që ofroi gjatë gjithë turneut, duke qenë pranë nxënësve të tij në çdo moment.
Kryesia e klubit “Arena” ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për sukseset e arritura, duke u shprehur e bindur se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë suksesi. Ata i dëshirojnë ekipit suksese të tjera në garat e ardhshme. /Telegrafi/




































