Në episodin e 52-të të emisionit “Arena e Yjeve”, që mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich, do të transmetohet një përmbledhje ekskluzive me rrëfimet më emocionuese dhe të paharrueshme nga disa prej futbollistëve më të njohur shqiptarë.

Të ftuarit që kanë ndriçuar studion tonë – Valmir Sylejmani, Hekuran Kryeziu, Lirim Kastrati, Ilir Berisha dhe Liridon Krasniqi – kanë veshur fanellën e Kosovës dhe kanë ndarë me publikun histori të sinqerta nga karriera e tyre.


Shikuesit do të dëgjojnë kujtime nga momentet kyçe në futbollin ndërkombëtar, përvojat me Kombëtaren, gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve – rrëfime që frymëzojnë dhe lënë gjurmë të thella.

Pasioni, sfidat dhe arritjet e tyre tregojnë edhe një herë pse “Arena e Yjeve” është platforma më e mirë për t’i njohur nga afër futbollistët tanë.

Mos e humbisni këtë të shtunë, në ora 17:10, në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Valmir Sylejmani - Nga Bundesliga te Kosova, rrëfimi i jashtëzakonshëm

Hekuran Kryeziu: Nga Luzerni te Kosova, transferimi i prishur te Juventusi...

Lirim Kastrati – Nga “Trigoria” e Romës te goli historik në Hungari

Ilir Berisha – Historia e një karriere mes Prishtinës e Suedisë

Liridon Krasniqi - Koha në akademinë e Bayern Munich dhe shkëlqimi në Malajzi

/TELEGRAFI/

telegrafi sport app