LAJMI I FUNDIT:

Ardian Bujupi dhe Noizy lansojnë këngën e re “Aventura”

Ardian Bujupi dhe Noizy lansojnë këngën e re “Aventura”
Foto: Screenshot/YouTube

Dy artistët e njohur shqiptarë, Ardian Bujupi dhe Noizy, kanë publikuar në mesnatë projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re verore ritmike të quajtur “Aventura”, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Producimi është realizuar nga EngliVersal, kurse për miksimin dhe masterizimin u kujdes Jetmir „9Milli“ Sherifi.


Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja vijnë me paraqitje atraktive, ndërkohë që klipi është shoqëruar me skena të ndryshme.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky duket se është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili besohet se do të shndërrohet në një hit veror.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Bujupit.

Ardiani përkundër se jeton dhe vepron në Gjermani, ai shpesh realizon këngë e bashkëpunime me artistë që veprojnë në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/