LAJMI I FUNDIT:

Arda Guler zbulon pse e refuzoi Barcelonën për të nënshkruar me Real Madridin

Arda Guler zbulon pse e refuzoi Barcelonën për të nënshkruar me Real Madridin

Ylli turk, Arda Guler ka zbuluar së fundmi arsyen pse vendosi të refuzojë Barcelonën për t’u transferuar te rivalët e tyre, Real Madridi.

Barcelona ishte afër nënshkrimit të Arda Guler nga Fenerbahce verën e kaluar pasi Deco udhëtoi në Turqi për të folur me lojtarin dhe familjen e tij.


Megjithatë, Real Madridi hyri në garë dhe arriti të bindë adoleshentin të transferohej në Santiago Bernabeu.

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

“Projekti që më ofroi Real Madridi ishte për një kohë të gjatë. Unë u binda në momentin që u ulëm në atë tryezë me Madridin, gjithçka ishte tashmë aty”, ka thënë fillimisht Guler për Kafa Sports.

“Real Madridi më tha se do të bëhesha pasues i kurorës së Luka Modric dhe ajo më bëri përshtypje sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Kur dëgjova projektin thashë… kaq”, përfundoi ylli turk.

Guler luftoi me lëndime pas mbërritjes në Madrid, por ai ia doli t’i largojë dhe ka treguar shkëlqimin e tij.

Real Madridi i dha të riut disa mundësi dhe ai shënoi gjashtë gola në La Liga nga gjashtë goditjet e tij në portë në 12 ndeshje. /Telegrafi/