Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.


Arb Manaj – Futbollisti i vitit 2025 dhe I preferuari i lexuesve të Telegrafi Sport

Qendërsulmuesi Manaj ka fituar dy çmime gjatë eventit të Telegrafi Sport pas edicionit mahnitës që kaloi te skuadra e Dritës.

Arb Manaj, “Futbollisti i vitit 2025”Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Duke zhvilluar plot 47 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.

Arb Manaj dhe Lavdim PirevaFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përpos kësaj, Manaj e fitoi edhe çmimin “I preferuari i lexuesve”, pasi mori plot 13 mijë e 582 vota nga 30 mijë gjithsej. Garë t’i ashpër i bëri vetëm braziliani i Ballkanit, me plot 11 mijë vota./Telegrafi

telegrafi sport app