LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet ndërtimi i 29 shtëpive për të kthyerit në pesë komuna

Aprovohet ndërtimi i 29 shtëpive për të kthyerit në pesë komuna

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar se do të ndërtohen 29 shtëpi të reja për të kthyerit në pesë komuna të Kosovës.

Ky vendim u mor në seancën e fundit elektronike të Komitetit Drejtues të projektit “Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë, Faza e Pestë (EU RRK-5)”.

“Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim vendosën të ndërtojnë 29 shtëpi të reja për të kthyerit dhe PZHBV-të nga komunat Istog, Rahovec, Shtërpcë, Pejë dhe Graçanicë“, thuhet në njoftim.


Seanca elektronike u mbajt në prani të përfaqësuesve të UNHCR-it dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila po zbaton projektin.

“29 familje të zgjedhura të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit me gjithsej 136 anëtarë, përfshirë fëmijët e vegjël, do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ndërtimi i shtëpive. Përveç shtëpive të reja, familjet më të rrezikuara të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit gjithashtu do të marrin burime financiare stimuluese për të filluar biznesin e tyre në mënyrë që të kenë burime të të ardhurave dhe kështu të bëhen të pavarura ekonomikisht. Ndërtimi i të gjitha 29 shtëpive të sapo aprovuara është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit“, thuhet në njoftimin për media.

Projekti i përmendur i BE-së RRK-5 po implementohet në 12 komuna të Kosovës, përkatësisht: Graçanicë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Prizren, Pejë, Istog, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori