Në vitet e fundit, Apple Watch është zhvilluar në masë të madhe dhe ka arritur që nga një orë e zgjuar, të ofrojë edhe mundësi praktike, për nevoja të rëndësishme.

Versioni fundit, Apple Watch 4 do të ketë të integruar edhe një sensor elektrik që do të shërbejë si elektrokardiogram dhe të regjistrojë të dhënat, për të gjetur rrahjet e parregullta të zemrës, transmeton Telegrafi.


Softueri që lansohet me këtë Apple Watch në vjeshtë edhe për versionet e vjetra, do të ketë shumë mundësi për kontrolle shëndetësore, me përparësi ndaj regjistrimit të cikleve mujore te femrat.

Lajmet që janë shpërndarë deri më tani, tregojnë ambiciet e mëdha që ka Apple, ndaj avancimeve shëndetësore dhe të pasurit në shënjestër përcjelljen e gjendjes së shfrytëzuesve.

Bazuar në përvojat e mëparshme dhe të dhënat lidhur me këtë version, është bërë një përmbledhje, lidhur me të dhënat e fundit për Apple Watch 4.

Përcjellja e gjumit

Apple foto 2

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, derisa asnjë pajisje nga Apple, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, por duket se kjo do të ndryshojë së shpejti.

Bloomberg raporton se ora e re e zgjuar, do të shërbejë si Fitbit apo REM, që të mbledhë të dhëna se sa flenë përdoruesi, si dhe kualitetin e gjumit, qetësinë dhe thellësinë e gjumit gjatë natës.

Opsioni i kornizës me pjesë qeramike

Apple foto 3

Kur u lansua versioni i vitit 2018, ishte thënë se Apple Watch do ta ketë edhe opsionin e një pjese qeramike në kornizë, mirëpo nuk u lansua kurrë në këtë formë.

Versioni i ri, ka mundësi që të arrijë me një shtresë qeramike në pjesën e poshtme të orës, në mënyrë që të jetë sa më e ndjeshme me lëkurën e përdoruesit.

Lansimi i mundshëm në shtator

Apple foto 4

Kompania Apple ka lansuar Apple Watch, që nga viti 2015, andaj pritet që njëjtë të ndodhë edhe gjatë këtij viti.

Zakonisht, kompania i sjellë orët e zgjuara bashkë me iPhone të ri, kështu ndodhi më 12 shtator të vitit të kaluar si dhe në vitin 2017.

Ka shumë mundësi, që Apple Watch 4 ta shohim, pikërisht më 12 shtator, që do të thotë se më pak se një muaj nga tani.

Procesor të përditësuar

Apple foto 5

Ndryshe nga versioni aktual, Apple Watch 4, do ta ketë edhe sistemin e brendshëm të përditësuar në atë S4, që thuhet të jetë dy herë më i shpejtë se S3 që është vendosur në 3 Series.

Bashkë me Apple Watch 4 do të jetë edhe softueri i ri

Apple foto 6

Në Worldwide Developers Conference, Apple  prezantoi softuerin e ri të kësaj ore, që do të quhet ëatchOS6.

Si bazë e përditësimeve, do të jenë kontrollet dhe përcjelljet e ndryshme shëndetësore, derisa ka mundësi të lidhjes me App Store dhe shumë përparësi të mira. /Telegrafi/