LAJMI I FUNDIT:

Apple ta integrojë Shazam direkt në iOS

Apple ta integrojë Shazam direkt në iOS

Një raport i ri nga Bloomberg thotë se Apple është duke planifikuar që ta integrojë aplikacionin e famshëm për identifikimin e muzikës, Shazam, në versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS, në të cilin bazohen pajisjet e famshme të kompanisë, si iPhone dhe iPad.

Integrimi i aplikacionit do të bëhet njësoj sikurse rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter. Mirëpo, ajo çfarë dallon nga instalimi i zakonshëm të Shazam në iPhone, është se në vend të kërkimit të një kënge të caktuar në aplikacion, përdoruesit mund ta bëjnë këtë përmes asistentit digjital të iPhone, Siri.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur Apple po e planifikon prezantimin e këtij funksioni në iPhone, edhe pse pritjet e para janë që kjo të ndodhë në konferencën e zhvilluesve të Apple, e cila mbahet në qershor./ Telegrafi /