LAJMI I FUNDIT:

Apple e fillon fazën e para-porosive të serisë iPhone 15

Apple e fillon fazën e para-porosive të serisë iPhone 15

Seria e iPhone 15 e cila u prezantua para disa ditëve në eventin “Wonderlust” të Apple do të jetë në dispozicion për para-porosi duke filluar nga sot në më shumë se 40 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Indi, Gjermani, Japoni, dhe Kinë, teksa do të jenë në dispozicion për blerje që nga 22 shtatori.

Linja e iPhone 15 përfshinë 4 modele, iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Dy të parat vijnë me kapacitet hapësire të përgjithshme prej 128GB, 256GB dhe 512GB dhe me 5 opsione të ngjyrave – rozë, e verdhë, e gjelbër, blu dhe e zezë.

Në anën tjetër, modelet Pro dhe Pro Max, ofrohen në ngjyrat titanium i zi, titanium i bardhë, titanium blu si dhe titanium natyral, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.


iPhone 15 Pro e ka edhe një opsion shtesë të hapësirës së përgjithshme prej 1TB, ndërsa iPhone 15 Pro Max ka kapacitete prej 256GB, 512GB dhe 1TB.

Më poshtë mund t’i shihni çmimet bazë të të katër modeleve të iPhone 15 në tregjet e mëdha.

Tutje, linja e telefonave të rinj nga 29 shtatori do të jetë në dispozicion edhe në 21 shtete të tjera, duke përfshirë Makaon, Malajzinë dhe Vietnamin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori