Çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hyrë në agjendën e këtij institucioni.
Kjo bëhet e ditur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e që aludohet në Kosovën.
Takimi do të mbahet të hënën, më 24 prill, ndërkaq në agjendën e Komitetit të Ministrave është edhe një aplikim për anëtarësim.
Takimi, saktësisht, pika e agjendës ku flitet rreth një aplikimi për anëtarësim në KiE po pa përmendur emrin e shtetit është në ora 14:30.
Ndërkaq, edhe burime të Telegrafit bëjnë me dije që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE do të jetë më 24 prill në agjendë të Komitetit të Ministrave.
Ndryshe, faza e parë për anëtarësimin e një shteti në Këshill të Evropës nis në Komitetin e Ministrave me procedurën për anëtarësim.
Ditë më parë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se votat për anëtarësim në KiE i kanë siguruar dhe nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë që aplikacioni i Kosovës të kalojë nga Komiteti i Ministrave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Në Këshillin e Evropës që nga maji i vitit 2022 kur kemi dorëzuar kërkesën tonë ka pasur lëvizje lidhur me kërkesën tonë. Është një opinion ligjor që është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, i cili ka hequr dilemat rreth asaj se a shkel rregullat e brendshme të KiE aplikimi ynë. Ka pasur një raportim që është kërkuar nga Komiteti Ministror i cili në Strasburg përfaqësohet nga ambasadorët e shteteve anëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë, i cili po ashtu ka qenë pozitiv për ne”, ka thënë kryediplomatja.
Ministrja e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kanë pasur konsultime të ndryshme të Presidencës së Këshillit të Evropës me shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe shtetet jo njohëse.
“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE”, tha ajo.
Për anëtarësimin e një vendi në KiE janë tre faza.
Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet çështje muajsh – Kurti darkë pune Gërvallën, Pecin e Kusarin, flasin për procesin zgjedhor dhe e agjendën legjislative të Kuvendit
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
Parashikimi i motit në Shqipëri
Pse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3