LAJMI I FUNDIT:

Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij

Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin prej 25 vite dënim me burgim për Naim Smajlin që akuzohej për vrasjen e djalit të tij.

Smajli ishte dënuar më 08.03.2024 nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje me dënim unik prej 25 vite dënim me burgim.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore – DKR në Prishtinë dhe mbrojtësit të akuzuarit N. S., ndërsa, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR në Prishtinë vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit të datës 02.07.2024.


Kundër aktgjykimit dënues të Themelores, ankesë kishte parashtruar avokati i të akuzuarit, Abit Asllani dhe Prokuroria e Prishtinës, por që apeli i kishte konsideruar si të pa bazuara të dy ankesat.

Avokati i të akuzuarit, kishte kërkuar që të anulohet aktgjykimi dënues, të kthehet rasti në pikën zero për gjykim dhe të akuzuarit t’i ndryshohet kualifikimi nga vrasje e rëndë, në vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

Asllani kishte kundërshtuar aktgjykimin duke konsideruar se i njëjti është i pakuptimt,  kundërthënës në vetvete me arsyet e aktgjykimit.

Sipas avokatit, arsyet e paraqitura në aktgjykim janë në kundërshtim të plotë me përmbajtën e shkresave të lëndës.

“Me arsyetim se diapozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i pakuptueshëm, kundërthënës në brendinë e tij dhe me arsyet e aktgjykimit, në të nuk janë paraqitur arsyet lidhur me faktet vendimtare edhe ato pak arsye që janë paraqitur janë në kundërthënie të plotë ndërmjet asaj që paraqitet në arsyetimin e aktgjykimit lidhur me përmbajtjen e shkresave në lëndë”,  theksohet ankesa e Asllanit në aktgjykimin e Apelit.

Tutje një nga pretendimet ankimore të avokatit janë lidhur me veprimet hetimore të ndërmarra nga prokuroria, ku ai ka theksuar se gjatë fazës së hetimeve organi i akuzës nuk ka thirrur dëshmitarë të propozuar nga mbrojta e të akuzuarit por vetëm ata që kanë qenë kundër tij.

“I kërkoj falje familjes…”, i akuzuari për vrasjen e djalit mes lotësh s’mund të deklarohet në fjalën përfundimtare
Lexo po ashtu “I kërkoj falje familjes…”, i akuzuari për vrasjen e djalit mes lotësh s’mund të deklarohet në fjalën përfundimtare

“Më tutje, në ankesë pretendohet se gjykata e shkallës së parë, nuk ka marr fare parasysh faktin se prokuroria gjatë fazës së hetimeve nuk ka pranuar që të thirren dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit, por, vetëm ata të cilët kishin dëshmuar kundër të akuzuarit, gjë, që edhe gjykata kompetente ka refuzuar që të thërras dëshmitarët të cilët ishin në favor të palës mbrojtëse, gjë, që paraqet shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale”- thotë tutje ankesa e paraqitur në akgjykimin e Apelit.

Ndërsa prokuroria ka kërkuar që aktgjykimi i themelores të ndryshohet dhe të akuzuarit t’i rritet dënimi me burgim duke rekomanduar edhe atë të burgimit të përjetshëm.

“Prokuroria Themelore – DKR në Prishtinë, për shkak të vendimit për dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarit t’i shqiptohet dënim më i lartë, se sa që ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë, gjegjësisht, dënim me burgim të përjetshëm”- thuhet në aktgjykim të ketë kërkuar Prokuroria.

Këto pretendime të palëve, Gjykata e Apelit në përbërje prej Zyhdi Haziri – kryetar, Xhevdet Abazi dhe Skender Çoçaj – anëtarë, i kanë konsideruar që nuk kanë bazë të mjaftueshme duke i refuzuar të njëjtat, kështu duke i falur besimin e plotë vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Çka përmban aktakuza e prokurorisë?

Sipas dosjes Naim Smajli është baba i katër fëmijëve dhe me profesion zjarrfikës.

Aty përshkruhet se më datën 13.06.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Bajçinë, komuna Podujevë, për shkak mosmarrëveshjeve lidhur me çështje pronësore, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S..

Vrasja ka ndodhur deri sa i ndjeri ishte duke punuar përkatësisht kositur barin me traktor në livadhin e fqinjit të tyre Shefqet Smajli.

Prokuroria pretendon se i pandehuri posa e ka vërejtur E.S., ka shkuar tek shtëpia e tij dhe e ka marrë armën një pushkë automatike dhe të njëjtën e ka futur në veturë.

Gjithnjë sipas dosjes i pandehuri posa ka arritur afër vendit është afruar në një distancë të afërt ndaj të ndjerit Edonit Smajli dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e plagëve të rënda E.S., vdes.

Më tutje përshkruhet se pas vrasjes i pandehuri e ka hedhur në tokë armën e lartcekur dhe me veturën e tij ka shkuar në shtëpi, e pastaj ka marr mjetin e punës “tërfurk” dhe ka shkuar në livadh për të rrotulluar dhe për të tharë barin e kositur.

Përfundimisht pas mbarimit të punës në livadh Naim Smajli është kthyer në shtëpinë e tij dhe pas disa çasteve ka arritur policia dhe i njëjti ishte arrestuar.

Aktakuza është ngritur nga prokurori Hivzi Bajraktari. Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për të pandehurin. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori