Gjykata e Apelit ka vendosur që kërkesa e Prokurorisë për mundësinë e hetimit të veçantë në rastin e Enver Hasanit të hedhet poshtë si jo lëndore.
Në një komunikatë të Gjykatës së Apelit sqarohet se kolegji penal prej tre gjyqtarësh duke vendosur sipas ankesës së Prokurorisë Speciale, të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 17 dhjetor të vitit 2015, në seancën e mbajtur më 29 shkurt të këtij viti ka marr vendim që aktvendimi i ankimuar të ndryshohet, ashtu që kërkesa për zbatimin e mundësisë se hetimit të veçantë, të hedhet poshtë si jo lëndore.
Gjykata e shkallës se parë, e kishte refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për zbatimin e mundësisë se hetimit të veçantë, në çështjen penale kundër të pandehurit Enver Hasani dhe Arta Rama, të dyshuar për veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumentit zyrtar, duke konsideruar se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitetin funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata e Apelit konstaton se meqenëse në këtë rast është ngritur aktakuzë, çështja e ligjshmërisë së zbatimit të hetimeve ndaj të pandehurit, por edhe kërkesës për mundësi hetuese të veçantë në drejtim të pretendimeve të palëve në procedurë, tani është jo lëndore. Kjo për faktin se hetimet kanë përfunduar me ngritje të akuzës, sipas të cilës, pavarësisht vendimit të panelit, gjykata është e obliguar të veproj, e ku do të sqarohej edhe çështja e imunitetit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame