Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin përmes të cilit Themelorja më 15 janar 2024, në rigjykim e kishte dënuar me 2 vite burgim efektiv dhe 5 mijë euro gjobë ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Xhemajl Sylën.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Xhemajl Syla përmes avokatit Mahmut Halimi, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda…,.datës 12.02.2024 vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.
Ankesë ndaj vendimit të Themelores kishte parashtruar mbrojtësi i Sylës, avokati Mahmut Halimi, duke pretenduar se i akuzuari nuk ka kryer veprën penale për çka është akuzuar e duke kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim ose të lirohet nga akuza.
Ndërsa, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka kërkuar që të vërtetohet vendimi i Themelores dhe ankesa e avokatit Halimi të refuzohet si e pabazuar.
Gjykata e Apelit ka gjetur se nuk qëndrojnë pretendimet e avokatit Halimi se vendimi i Themelores përmban shkelje esenciale pasi që vendimi është i kuptueshëm, konkret dhe në përputhshmëri të plotë me pjesën arsyetuese.
Po ashtu, si të pabazuar Apeli ka gjetur edhe pretendimin tjetër të avokatit Halimi lidhur me atë se të dhënat e nxjerra nga laptopi i Luan Dalipit janë bërë në kohë kur ka qenë i pandehur dhe në raport me Sylen këto prova, duhet të konsiderohen si të papranueshme.
Mirëpo Apeli ka sqaruar se në rastin konkret kemi të bëjmë me të dhëna të siguruara nga laptopi i Luan Dalipit që kishte cilësi e të pandehurit dhe se nuk kemi të bëjmë me deklaratën e të pandehurit Dalipi që të mund të shpalleshin si prova të papranueshme.
Tutje, Apeli lidhur me pretendimet për mosvlerësim të mendimit të ekspertit të informatikës ka gjetur se nuk duhet nënkuptuar ekspertizën si provë të vetme që të nxirren konkludime shfajësuese pasi që ka prova tjera që inkrimonojn Sylën për veprën penale që ka kryer.
Gjithashtu, Apeli ka gjetur se me rastin e vendosjes në rigjykim nuk është shkelur parimi “reformatio in peius” pasi që çështja kur është kthyer në rivendosje nga Apeli nuk është kthyer vetëm me ankesën e avokatit Halimi por edhe me ankesën e Prokurorisë Speciale.
Apeli në tërësi është pajtuar me të gjeturat e Themelores së komunikimeve përmes e-mailit ndërmjet të akuzuarit Syla dhe Luan Dalipit përfshinë dokumente të brendshme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), lidhur me kushtet dhe kriteret e një tenderi përkatës.
Prandaj, Apeli ka theksuar se Themelorja ka vërtetuar qartazi se ishin bërë përpjekje për të favorizuar kompaninë “MDA” për ta nxjerrë fituese të njëjtën për tenderin që Syla dhe Dalipi kishin shkëmbyer komunikimet përmes e-mailit.
Gjithashtu Apeli ka gjetur se dënimi i shqiptuar ndaj Sylës është proporcional me peshën e veprës penale, rrethanat e kryerjes dhe karakteristikat e kryerësit.
Ndryshe, më 21 korrik 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhemajl Sylës, duke e dënuar me 5 mijë euro gjobë dhe 2 vite burgim me kusht.
Kurse, më 23 janar 2023, PSRK kishte bërë ankesë ndaj aktgjykimit të Themelores, duke dënim me burgim efektiv për të akuzuarin Syla, derisa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij ose rigjykim.
Ndërsa, më 27 shkurt 2023, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Syla, avokatit Mahmut Halimi, duke e kthyer lëndën në rigjykim, me arsyetimin se Apeli ka gjetur se aktgjykimi i Themelores është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës dhe se shkeljet e tilla janë të natyrës absolute që kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit.
Ndryshe, në këtë rast për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ka qenë i akuzuar edhe Luan Dalipi, por që kjo aktakuzë ishte ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.
Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 korrik 2017, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes së Xhemajl Sylës dhe Luan Dalipit për hudhjen aktakuzës dhe kundërshtimin e provave. Ndaj këtij aktvendimi, mbrojtja parashtruar ankesa në Gjykatën e Apelit.
Kurse, më 25 korrik 2017, Apeli e kishte refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Xhemajl Syla, ndërsa e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të Luan Dalipit, me arsyetimin se ndaj Dalipit, nuk ka prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se i njëjti e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.
Pas kësaj, edhe Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur kundër aktvendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Xhemajl Syla akuzohet se më 5 dhjetor 2018, si udhëheqës i Divizionit për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimeve regjional në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka keqpërdorur informatën zyrtare me qëllim të përfitimit e përparësisë për kompaninë “Menagment Development Association” (MDA) e cila ka ofertuar në tenderin, sipas projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro.
Ai akuzohej se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 423, par. 2, lidhur me par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dymbëdhjetë vjet, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos