LAJMI I FUNDIT:

Apeli hedh poshtë kërkesen e “Magic Ice” dhe “Abi” për mospërmendje të Vajit të Palmës

Apeli hedh poshtë kërkesen e “Magic Ice” dhe “Abi” për mospërmendje të Vajit të Palmës

Kompanitë e prodhimeve të qumështit “Magi Ice” dhe “Abi” kanë marrë edhe një përgjigje negative nga Gjykata e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së shkallës së parë në kërkesën e tyre për “ndalim i menjëhershëm i transmetimit përmes mediumeve apo mjeteve të komunikimit të informacioneve të cilat e dëmtojnë produktin e importuar “vaji i palmës”, i cili është importuar nga propozuesit e sigurimit”.

Këtë ndalesë këto dy kompani kanë kërkuar që t’i bëhet kompanisë konkurrente “Ajka”, drejtori i së cilës është njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës.


Kjo shoqatë dhe kryetari i saj Ramadan Memaj kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër përdorimit të pakontrolluar të vajit të palmës në produktet e qumështit .
Kundërshtimi i këtij produkti ishte intensifikuar sidomos pas raportit të Agjencisë Evropiane të Ushqimit EFSA, e cila ka zbuluar se vaji i palmës ka veti kancerogjene dhe gjenotoksike.

Dy kompanitë e lartëcekura më 2 shtator 2015 kishin parashtruar padi për dëmshpërblim dhe kishin propozuar caktimin e masës së sigurimit, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të transmetimit përmes mediumeve apo mjeteve të komunikimit të informacioneve që dëmtojnë produktin e importuar “vaji i palmës”.
Gjykata e shkallës së parë më 27 mars 2017 e kishte refuzuar kërkesën e tyre për caktimin e masës së ndalimit, ndërsa ndaj këtij vendimi “Magic Ice” dhe “Abi” kishin bërë ankesë, e cila u refuzua edhe nga Gjykata e Apelit më 15 maj 2017.

Avokimi kundër vajit të palmës i kishte shkaktuar edhe më herët probleme Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, ku disa nga kompanitë anëtare e kishin akuzuar Ramadan Memajn se po i mbron konsumatorët më shumë sesa anëtaret e shoqatës, ata madje kishin organizuar një kuvend për ndërrim statuti, përmes të cilit ishin munduar që të ndërrojnë edhe kryetarin. Por këtë kuvend dhe vendimet e tij i kishte hedhur poshtë më pas Ministria e Administratës Publike, duke e konfirmuar Ramadan Memajn kryetar të kësaj shoqate.

Ndërkohë, Shoqata e Qumështarëve të Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj AUV-së si dhe kunder disa kompanive vendore për mospërmbushje të obligimeve ligjore në kontrollimin dhe ndalimin e vajit të palmës.

Nga importi i pakontrolluar i kësaj lënde më së shumti janë dëmtuar fermerët kosovarë, të cilët përmes Shoqatës së Fermerëve të Kosovës kanë bërë apel disa herë dhe janë ankuar se ekzistenca e tyre është në rrezik.

Kujtojmë se së fundi edhe Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë përmes së cilës ndalon komplet importet e vajit të palmës për tregun evropian, gjë që i vërteton shqetësimet e Shoqatës së Qumështarëve lidhur me vajin e palmës . /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori