LAJMI I FUNDIT:

Apeli e kthen në rivendosje rastin “Stenta”

Apeli e kthen në rivendosje rastin “Stenta”

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka kthyer në rivendosje çështjen kundër ish-ministrit Ferid Agani dhe 61 personave tjerë të cilët po akuzohen nga ana e prokurorisë për vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Gjykata Themelore në Prishtinë me anë të një aktvendimi të datës 31.07.2017, i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat e të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës së ngritur nga ane e Prokurorisë Speciale më 14.06.2016 dhe pushim të procedurës penale.


“Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e palëve, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 lidhur me nenin 245, 249 dhe 250 të Kodit të Procedurës Penale, ngase Gjykata e shkallës së parë nuk ka respektuar dispozitat e procedurale për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, duke mbajtur seancë pa praninë e të pandehurve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Gjykata nuk ka respektuar të drejtat e parapara për mbrojtje profesionale të të pandehurve, kur ka zhvilluar seancë pa praninë e mbrojtësve të tyre, ndërsa për disa nga ta pa vendosur më parë për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike.

Në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar, nuk janë dhënë fare arsye të qarta se cilat janë ato prova në bazë të të cilave është ngritur aktakuza, e që mbështesin dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer ato vepra penale për të cilat janë akuzuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori