Apeks eliminojnë ekipin Liquid dhe sigurojnë gjysmëfinalen në BLAST Paris Major

Apeks janë ekipi i fundit që kanë siguruar gjysmëfinalen në Majorin e fundit të CS:GO që po mbahet në Paris.
Nuk kanë të ndalur befasitë në turneun BLAST Paris Major, tani ekipi Liquid eliminohet nga Apeks në çerekfinale.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit Apeks.
Tani Apeks do të luajnë në gjysmëfinale ndaj ekipit Vitality, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 19:00.
Finalja e madhe e BLAST Paris Major do të zhvillohet ditën e diel, ku për fituesin do të ndahen 500.000 dollarë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































