Aktorja Anya Taylor-Joy ka arritur që të jetë ndër më të popullarizuarat kohëve të fundit.

Një gjë e tillë vjen pas rolit të saj kryesor në filmin “The Queen’s Gambit”, që pati një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan Daily Mail.


24-vjeçarja tani raportohet se jo vetëm që u bë edhe më e njohur, por edhe më e pasur.

40907208 9400189 image a 68 1616635449958

Sipas The Sun, Anya në vitin 2020 ka arritur të ketë pasuri prej 645,412 dollarë nga ajo që kishte në vitin 2019, prej 148,477 dollarë.

Pas disa shpenzimeve që ajo është dashur të bëjë patjetër, rezulton se aktorja ka pasuri prej gjysmë milionë dollarësh.

40907202 9400189 image a 64 1616635201650

Rritja e pasurisë së saj vjen padyshim nga filmi, për të cilin ajo ka menduar që të hedh ide për sezonin e dytë. /Telegrafi/

40907204 9400189 image a 67 1616635444523