LAJMI I FUNDIT:

Anulohet dënimi me vdekje për ish-presidentin Morsi

Anulohet dënimi me vdekje për ish-presidentin Morsi

Gjykata e Lartë në Egjipt ka rrëzuar dënimin me vdekje ndaj ish-presidentit Mohammed Morsi. Morsi ishte dënuar me vdekje për rolin e tij në arratisjen e madhe nga burgu gjatë revolucionit të vitit 2011.

Ai u zgjodh president në 2012 por u rrëzua nga ushtria një vit më pas, pas protestave kundër regjimit të tij që mbushën rrugët.

Morsi është dënuar me burgim të përjetshëm në një proces tjetër ku akuzohet për terrorizëm, ndërkohë që përballet me akuza në procese të tjera.


Vendimi i së martës nga Gjykata e Lartë do të thotë se Morsi do të rigjykohet për arratisjen nga burgu.

Gjykata ka anuluar gjithashtu dënimin me vdekje të 5 liderëve të lëvizjes Vëllazëria Myslimane, përfshirë këtu udhëheqësin Mohammed Badie, i dënuar në të njëjtën çështje; si dhe 21 dënime me burg përjetë.

Morsi u arratis nga burgu “Wadi Natroun” në janar të vitit 2011 dhe u dënua për lidhje me militantët e huaj në planin për të liruar militantët islamikë të burgosur. Dënimet me vdekje ishin aprovuar më herët gjatë vitit nga autoriteti më i lartë fetar i Egjiptit, Myftiu i Madh Shawqi Allam. /tch/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori